"Nuredini do Coca-Cola dhe femra, ne rrimë në burg", Petrit Qoli akuza për bashkëpunëtorin, po vde*im nga veremi

Petrit Qoli nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen plumbi i artë, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit Nuredin Dumani.

Ky i fundit nuk u paraqit në seancë për arsye shëndetësore.

Nga qelia e xhamit ai ka treguar se ndihet i lumtur për SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjetër thotë se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani.

Petrit Qoli: Si çdo shqiptar dhe ato të Diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO.

Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi.

Ai do do Coca Cola, palestër dhe femra.

Jam dobsu 40 kg jemi në burg kot.

Jam 25 vite besimtar prokuroria dhe gjykata mund te ma heqin balten.

Kam frike se do vdes nga veremi jo nga burgu.

Ai eshte mongol leshator,do bëhemi  si Nuredini  do vrasim 5-6 vete dhe 5 mln euro te gruposura dalim dhe marrim statusin.

Gjykata u torhoq ne dhome këshillimi për të vendosur nese do të vazhdoje senaca me mungesen e bashkpuntorit të drejtësise