U gjet e vde*ur në banesën e marrë me qira, burri i 30-vjeçares shpallet në kërkim, dyshohet se çifti janë nga Lindja e Mesme
Të tjera detaje janë zbuluar nga vdekja e një shtetaseje të huaj në një banesë të marrë më qira në Tiranë.
Banesën 30-vjeçarja e kishte marrë me një djalë tjetër,
Ishin pronarët e banesës që njoftuan policinë pasi çifti kishte marrë banesën me qira dhe prej dy ditët nuk ishin parë më.
Mësohet se prej 10 ditësh çifti i huaj jetonte në këtë banesë.
Kur policia u fut në banesë gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.
Burri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.
Për policinë ky është autori i dyshuar.
Sipas të dhënave ende nuk dihet nga ishin me origjinë, por janë dëgjuar duke folur në gjuhën arabe.
Burri është në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria.
Kanë ardhur me datë 19. Gruaja ka qënë e mbuluar.
Flisnin gjuhë gjermane, por nga tiparet dyshohet se janë nga Lindja e Mesme.
Pronarja e banesës i ka kërkuar id, por fillimisht i kanë thënë që nuk i kemi.
Më pas pronarja ka ardhur sërish por nuk e kanë hapur derën.
Pasi policia është futur, dhoma ka qënë e boshatisur.
Dyshohet se bashkëshorti i saj i ka marrë të gjitha dokumentet edhe të viktimës.
Nuk dihet ende kur është vrarë. Gjaku është gjetur i tharë, mund të jetë vrarë para një ose dy ditësh
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
