Kili nën errësirë/ Në kryeqytet nuk funksionojnë semaforët, minierat ndërpresin punën

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka ndodhur sot në një pjesë të gjerë të Kilit.

Miniera e bakrit më e madhe në botë ajo e Escondidas, ka ndërprerë veprimtarinë për nxjerrjen e mineralit.

Në kryeqytetin Santiago situata është po e njëjtë dhe ka një rrezik të madh në qarkullimin rrugor pasi semaforët janë jashtë funksionit.