Bisedimet për Ukrainën/ Krisafi: Trump kërkon paratë që SHBA i ka dërguar Kievit, Macron e sheh si çështje të Sigurisë
Eksperti i Marrëdhëieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi mes Trump dhe Macron tregoi qartazi dy mënyra të ndryshme të të parit të çështjes së Ukrainës.
Krisafi: Takim i suksesshëm nuk mund ta quajmë në këtë rast sepse takim i suksesshëm do ishte nëse do i kishin ndryshuar mendjen Trumpit Macroni, gjë që nuk ndodhi dhe duket se nuk ka ndonjë shans për të ndodhur.
Por ishte një takim që tregoi qartazi dy mënyra të ndryshme të të parit të çështjes së Ukrainës ku Macron përfaqësonte Evropën në këtë rast dhe ku çështjen e Ukrainës e shohin si një çështje të Sigurisë në radhë të parë të Ukrainës por edhe të Europës dhe të sigurisë të të gjithë botës në tërësi.
Ndërkohë që për Trump ishte e qartë që bëhej fjalë për çështje parash pra ai dëshironte të merrte pas paratë që i ka dërguar SHBA Ukrainës dhe në këtë rast kishte edhe koncepte të gabuara për paratë që janë dërguar në Ukrainë.
Pra Macron kam përshtypjen që vajti më shumë për të korrigjuar këto konceptet që ka Trump në lidhje me Ukrainën.
