Afganistan/ Moti i keq në Farah, humbin jetën 21 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 17:46
Moti i keq ka sjellë një situatë të jashtëzakonshme në dy provincat e Afganistanit.
Reshjet në formë breshëri shkaktuan përmbytje.
21 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në provincën Farah, e cila kufizohet me Iranin.
Sipas autoriteteve lokale, viktimat ishin pjesëtarë të së njëjtës familjeje dhe në këtë moment po zhvillonin një piknik në një lëndinë të fshatit të tyre.
