Bluzat e Bardha/ Dollenberg: Në 5-vjeçarin e ardhshëm në Gjermani dhe Europë, do mbeten shumë vende vakante për ekspertë

Mjekja dhe Presidentja e Federatës së Mjekve shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg në një intervistë në Ora News u shpreh se në 5-vjeçarin e ardhshëm në Gjermani po jo vetëm do mbeten shumë vende vakante për ekspertë sidomos në fushën e mjekësisë.

Dollenberg: Edhe pas 15 vitesh ku unë edhe si person kam emigruar vazhdon të largohen prej Shqipërisë me qindra e mijëra bluza të bardha të cilët i mungojnë patjetër stafit mjekësor në Shqipëri sidomos në zonat rurale të tij.

Unë flas dhe nga e përditshmja këtu në Gjermani që ne përditë edhe sot kam pasur dy goca të reja të cilat ishin për infermierie në klinikën time që aplikonin sepse edhe ne vetë qoftë klinikat ambulatore por sidomos ato spitalore kanë një nevojë të vazhdueshme për bluza të bardha.

Jo vetëm ajo rritja e moshës mesatare dhe mund të themi një brez i tërë i mjekve të cilat janë tani në prag të pensionit në Gjermani por edhe në vende të tjera europiane bëjnë që në 5-vjeçarin e ardhshëm të mbeten kaq shumë vende vakante për ekspertë.

Pra nuk flasim vetëm për forca punëtore të pakualifikuara që janë të domosdoshme por sidomos ato ku nevojitet një diplomim sidomos ai i mjekësisë.

Për Gjermaninë për të zëvendësuar këtë mungesë që po theksohet hendeku nga viti në vit nuk e ka kohën dhe resusrset për ti zëvendësuar prandaj është e detyruar ti marri nga vendet e Ballkanit Perëndimor.