Aksident në Korçë, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, Korçë.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.