Ramaj: Mentaliteti i përgjithshëm që të jepet masa e arrestit me burg, mund të jepet kur prish provat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 22:22
Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Redi Ramaj tha se pjesa e arrestit me burg është një mentalitet në vendin tonë që të jep dënimin pa vajtuar dhe prokurori dhe pa u hetuar.
Ramaj: Pjesa e arrestit me burg është një mentalitet në vendin tonë që të jep dënimin pa vajtuar dhe prokurori dhe pa u hetuar. Është diskutuar shumë çështja e arrestit. Është një mentalitet i trashëguar nga komunizmi. Fakti që është vendosur një masë shtrënguese, është problematike kur ka funksione.
Në përgjithësi kur kemi vepra penale që nuk janë flagrante dhe nuk prish dot provat dhe nuk ndikon në dëshmitarë, nuk ka arsye që të vendoset arrest me burg ose në shtëpi. Mund të vazhdojë hetimi në liri.