VIDEO/ Tym i zi nga Bashkia e Tiranës, çfarë po digjet?

Është denoncuar në media një ngjarja e pazakontë që po ndodh në ambientet e bashkisë Tiranë.

Sipas JOQ që prej mëngjesit e deri më tani, në Bashkinë e Tiranës del tym i zi.

Ende nuk dihet se çfarë po digjet, por kjo situatë ka shqetësuar kalimtarët të cilët pyesin se çfarë po ndodh me bashkinë, që kryetarin e ka në burg prej disa javësh.

Ndërkohë që gjithkush ka të drejtë të dyshojë se punonjësit e kryetarit tashmë të arrestuar po zhdukin gjurmët e krimit.