Fostoksina të dalë nga tregu! PS-PD: Alarm nga helmimet, të zëvendësohet, shtoni kontrollet

Mazhoranca dhe opozita kanë kërkuar të hiqet nga qarkullimi i fostoksinës. Shkak është bërë rritja e numrit të helmimeve, shpesh dhe fatale prej tij. Në diskutimin për ndryshimin e ligjit mbi biocidet u theksua dhe shtimi i kontrolleve për medikamentet për të mos lejuar standardet e ulëta

Deputetët e mazhorancsë dhe të opozitës u bënë bashkë në kërkesën për të hequr fostoksinën nga qarkullimi.

Propozimi u dha në diskutimin e projektligjit mbi biocitet në shëndetin publik.

Në diskutime u dhanë edhe shifrat alarmante të helmimeve nga fostoksina.

Në vend të saj kërkuan zëvendësimin me medikament tjetër.

Shqetësim mbetet dhe futja në vend e barnave të cilësisë së ulët.

Forcimi i kontrollit të ilaçeve dhe pesticideve ishte një tjetër kërkesë.

Përmes këtyre vërejtjeve, deputetët e të dy kampeve kërkuan që ligji të rishikohet duke u plotësuar me element që kërkojnë standardet e BE dhe ruajtjen e shëndetit.