Ben Qimja dhe Erion Veliaj/ Politika “inkurajon” krimin të kërcënojë prokurorët dhe gjyqtarët
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lëshon gjuhën ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo është mënyra më e mirë për të inkurajuar krimin të kërcënojë njerëzit e drejtësisë. Krimi ka instikte të forta dhe reagon shumë shpejt.
Ai e ndien kur drejtësia është e trysnuar dhe sulet menjëherë ta intimidojë. Imagjino pak kur kjo trysni buron nga sferat më të larta të pushtetit ekzekutiv.
A ka vallë aleancë më të çmuar se kjo? Ngjan e pathyeshme dhe i duket e mundur çdo gjë, të kërcënojë çdokënd, më së pari ata të cilët urrejnë më shumë, prokurorë e gjyqtarë.
GJITHÇKA NDODHI PAS SULMEVE QË I PAMË TË GJITHË DITËT E FUNDIT
Kujtojmë që pak ditë më parë nisi një kontroll në banesat dhe ambientet në pronësi të Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”. Ky kontroll nisi pas kallëzimit të një noteri, të cilit Isufaj i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit të Fierit, Vladimir Cjapi dhe më pas vetë gjyqtarin. Vladimir Cjapi aktualisht është marrë nën mbrojtje./ CNA
