Sérgio Conceição i zemëruar me golat nga Milani: Gabimet tona janë pothuajse si...
Sérgio Conceição nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas një tjetër humbjeje të Milanit (2-1), këtë herë në Torino, në javën e 26-të të Serisë A. Duke analizuar ndeshjen, trajneri portugez mori përgjegjësinë, por nuk hezitoi të shprehet se gabimet e bëra nga skuadra e tij në ndeshjet e fundit janë... “pothuajse si cirk”.
"Gabimet tona janë pothuajse si cirk, por unë marr përgjegjësinë. Unë jam fytyra e ekipit. Më pas, në dhomën e zhveshjes, të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Është diçka për të cilën mund të flasim për 10 orë.
Duhet të shkojmë në shtëpi dhe të mendojmë për stërvitjen, rruga do të jetë më e lehtë. Tifozët kanë të drejtë (të protestojnë). Është normale që ata të reagojnë ndaj skuadrës sonë”, filloi ai duke vazhduar më pas me të njëjtin arsyetim.
"Më vjen keq për tifozët që kanë qenë atje në këto ndeshjet e fundit. Kemi pranuar gola për shkak të gabimeve të padetyruar nga kundërshtari, të cilat nuk kanë të bëjnë me mungesë strategjie, apo ndonjë gjë që lidhet me këtë.
Këto janë gjëra që ndonjëherë më bëjnë të pyes veten se si mund të ndodhin. Përfundimi i pjesës së parë pa gjuajtje në portë... Gjëra të çuditshme po na ndodhin për momentin, se goli, statistikat nuk llogariten...”, shtoi ai.
Kur u pyet për vendimin për të zëvendësuar Rafael Leão në pjesën e parë, Conceição u shpreh se portugezi "nuk ishte në të mirën e tij".
"Nuk ka nevojë të flasim për individë duke marrë parasysh golat qesharakë që pësojmë dhe që pashmangshmërisht e vënë skuadrën në vështirësi. Zëvendësimet? Doja të rrezikoja dhe të futja më shumë lojtarë sulmues, gjithashtu për të dërguar një ‘mesazh’”, përfundoi ai.
