Ski/ Lara Colturi, e gjashta në pistën e Sestriere

Tjetër paraqitje e mirë për skiatoren shqiptare Lara Colturi në garat e Kupës së Botës për femra në ski.

Pas vendit të shtatë një ditë më parë në pistën e Sestriere, sot skiatorja kuqezi u klasifikua e gjashta në garën e sllallomit gjigand.

Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua e 12-ta, me kohën 1’04”14.

Zbritja e dytë ishte shumë më e mirë për skiatoren kuqezi, që fitoi gjashtë pozicione, duke përfituar edhe nga tërheqja e disa rivaleve gjatë garës.

Ajo dha kohën 1’06”33, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me kohën e përgjithshme 2’10”44.

Një paraqitje e shkëlqyer e 18-vjecares kuqezi, që edhe këtë garë e  bylli Brenda 10 më të mirave, sic po bëhet tashmë një traditë për të.

Pra, dy gara shumë të mira të Lara Colturi në harkun kohor të 24 orëve, duke u konfirmuar një skiatore me shumë perspektivë.

Këtë vit ajo ka arritur të ngjitet dy herë në podium në garat e Kupës së Botës, një sezon që po i afrohet fundit.