Atletico nuk gabon, mposht pastër Valencian dhe u bën presion rivalëve

Atletico Madridi ka arritur një fitore të pastër 3-0 kundër Valencias në një ndeshje për javën e 25-të La Liga-s.

Golat u shënuan nga Conor Gallagher, Antoine Griezmann dhe Julián Álvarez.

Goli i parë erdhi në minutën e 39-të, kur Gallagher realizoi pas një pasimi nga Rodrigo De Paul, që kaloi mes këmbëve të mbrojtësit Cristhian Mosquera.

Në pjesën e dytë, Griezmann dyfishoi avantazhin në minutën e 54-t, pas një krosimi me kokë nga Samuel Lino.

Në minutat shtesë, Álvarez vulosi rezultatin me një gol në minutën e 93-të, pas një asistimi nga Rodrigo Riquelme.

Kjo fitore e ngjit përkohësisht Atletico Madrid në vendin e parë në LaLiga, me një pikë më shumë se Barcelona dhe Real Madridi.