Skënderbeu bën surprizën, Egnatia 'bie' në Korçë. Teuta fiton duelin e mbijetesës ndaj Tiranës
Java e 26-të e Kategorisë Superiore u mbyll ashtu siç edhe nisi, me rezultate befasuese.
Kështu, Tirana, skuadra më e titulluar në vend, u mposht 2-1 nga Teuta në “Niko Dovana” dhe rreshqet në vendin e parafundit në klasifikimin me vetëm tri pikë më shumë se Skënderbeu, që mori maksimumin e pikëve përballë kampionëve në fuqi të Egnatias.
Në stadiumin Skënderbeu të Korçës, Egania nuk doli në lojën e saj më të mirë dhe nuk pati ndoshta as dëshirën për sakrifikuar më shumë në këtë fushë të vështirë, ku vendosi penalltia e ekzekutuar saktë nga Nikaj që i dha fitoren Skënderbeut.
Gjithsesi, kjo humbje nuk ndryshoi gjë në klasifikim për Egnatian, që vazhdon të kryesojë, por me një diferencë prej vetëm tri pikësh ndaj Vllaznisë.
Moment shumë i vështirë për Tiranën, që me renditjen aktuale zbret direkt një kategori më poshtë.
Teuta fitoi duelin e mbijetesës falë golave të Simeu dhe Llocit me 11-metërsh, që e bënë të pavlefshëm golin e Jarmouni që në minutën e 15-të.
