Humbja ndaj Torinos, Conceição: Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të bëhemi më të fortë

I eliminuar nga Champions League nga Feyenoordi, Milani u fundos në Torino për shkak të gabimeve individuale dhe pakujdesive që bëjnë kushtuan shtrenjtë. Pas humbjes ndaj Torinos, Conceição u shfaq i dëshpëruar:

"Më vjen keq për tifozët, nëse shohim golat e fundit që kemi pësuar, janë gabime që nuk janë shkaktuar nga kundërshtarët.

Ndonjëherë pyes veten: 'Si është e mundur?'. Ata e mbyllën pjesën e parë në avantazh pa bërë asnjë goditje në portë."

Dhe më tej shton:

"Në këtë moment po ndodhin gjëra të çuditshme (në konferencë tha 'bëjmë thuajse gabime cirku') dhe po pësojmë gola, duhet të jemi më të fortë.

Gjithçka po shkon keq, edhe pse statistikat janë në anën tonë: nuk është e lehtë as për lojtarët. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të bëhemi më të fortë.

Leao, jashtë pas 45 minutave të para? Rafa nuk ishte në formën më të mirë, ishte një zgjedhje thjesht teknike. Por nuk duhet fajësuar ai, kur pëson gola kaq qesharakë, çdo ekip do të vuante."

Në fund, ai ka edhe një mesazh për tifozët që protestuan ndaj ekipit dhe drejtuesve pas bilbilit të fundit:

"Kanë të drejtë, nuk mund t'u thuash asgjë. Nuk po fitojmë dhe ata, me të drejtë, duke qenë se jemi një klub historik, reagojnë.

Por dua të them një gjë: sezoni nuk ka përfunduar. Jam gati të kaloj ditë e natë në Milanello, duam me çdo kusht të arrijmë vendin e katërt.

Këtë e garantoj unë. Marr të gjitha përgjegjësitë, pastaj secili brenda dhomës së zhveshjes duhet të bëjë një analizë të vetvetes. Ka nevojë për më shumë punë, duhet të nxjerrim krenarinë."