Evertoni i Brojës barazon me Manchester United, ''Djajtë e Kuq'' në 'ujëra të turbullta''

Mançester Junajtid ka dalë me një pikë nga transferta me Evertonin në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Premier Ligës. 

Skuadra e Armando Brojës udhëhoqi sfidën me dy gola deri në minutën e 72-të kur Bruno Fernandesh shkurtoi diferencën dhe Ugarte barazoi shifrat në të 80-ën.

Pas këtij barazimi, Evertoni ngjitet në vendin e 12-të me 31 pikë ndërsa “djajtë e kuq” mbeten në vendin e 15-të me 30 pikë.