Pavard: "Scudetto"-n, apo Champions-in? I duam të dyja. Më shumë presion ka mbi Napolin
Benjamin Pavard, mbrojtësi i Interit, foli për “Sky Sport”, pas shortit të fazës së 1/8-ave të Champions League, ku zikaltërit do të përballen me Feyenoordin:
"Luajmë për të fituar dhe duam të fitojmë gjithçka. Sigurisht që besoj se mund të shkojmë deri në fund të të gjitha kompeticioneve.
‘Scudetto’ apo Champions? Të dyja. Nuk është e thjeshtë ta konfirmosh veten, sepse futbolli është i vështirë, ndaj duhet të fokusohemi vetëm te vetja. Vështirësi kundër ekipeve të mëdha në kampionat? Nëse duam të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë titullin, duhet të mendojmë vetëm për të fituar ndeshjet e radhës".
Sa i përket garës për titullin kampion, Pavard mendon se presioni për të fituar është më i madh mbi rivalët: "Napoli ka më shumë presion. Ne e fituam kampionatin sezonin e kaluar dhe tani të gjithë duan të na mundin.
Ata janë në krye të renditjes për momentin, por ne jemi mësuar të luajmë ndeshje me shumë presion. Nuk bëj shumë llogari, i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Napoli është ekip kompakt dhe ka një trajner të mirë, por përballja direkte do të jetë histori më vete. Ne do të shkojmë atje për të fituar".

