Shala: Trump ka shkaktuar një turbullirë të madhe në politikën e jashtme të botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 21:01
Përmes një interviste në Ora News, Xhavit Shala ekspert i sigurisë tha se Trump me politikën e tij të jashtme tashme e ka trazuar botën.
Shala: Lufta dhe angazhimi i Trumpit për ta mbyllur s amë shpejt luftën ne Ukrainë ka qenë një ndër tezat e tij në fushatën elektorale dhe për këtë ka marrë shumë mbështetje nga populli dhe arena ndërkombëtare. Ka pasur një shpresë të madhe për mbylljen e këtij konflikti. Trump ka shkaktuar një turbullirë të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kjo është mënyra e të zhvilluarit e tij e politikës.