"Kambana" e Putinit: Kokat e raketave Oreshnik kanë temperaturën e diellit

Temperatura e kokave të montuara në raketat balistike hipersonike ruse Oreshnik me rreze të mesme veprimi korrespondon me nxehtësinë e barabartë me temperaturën në sipërfaqen e Diellit, tha presidenti rus Vladimir Putin.

“E gjithë bota po flet për raketën Oreshnik. Dhe cilat janë materialet? Temperatura në këto koka luftarake korrespondon me temperaturën e Diellit, temperaturën në sipërfaqen e Diellit," tha Putin në një seancë plenare të Forumit të Teknologjive të Ardhshme.

'E gjithë bota po flet për raketën Oreshnik'

“Ne kemi zhvilluar sisteme të quajtura Avangard që nga vitet 1980, me temperatura të krahasueshme, pak më të ulëta se në sipërfaqen e Diellit”, tha Putin.

"Shkencëtarët rusë menduan për krijimin e sistemeve të tilla në fund të viteve 1980. Por ata nuk mundën sepse nuk kishte materiale. Ky ishte problemi. Fluturon dhe shkrihet si akullore. Presidenti rus vuri në dukje se risitë "janë rezultat i punës sonë në materiale të reja," kujtoi Putin.