“Vetëm Trump mund t’i japë fund luftës”/ Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 18:20
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Mike Waltz deklaroi se vetëm presidenti amerikan, Donald Trump mund t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Waltz është pyetur se si po shkojnë negociatat midis Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan BBC.
Ai dëgjoi telefonatat e Trump me Putinin dhe Zelenskyn javën e kaluar dhe thotë se dëgjoi të dy liderët të thoshin “vetëm Trump” mund t’i jepte fund luftës.