Lituania kritikon Hungarinë për bllokimin e ndihmës së planifikuar të BE-së për Ukrainën

Lituania kritikoi sot Hungarinë për bllokimin ndihmës së re të BE-së për Ukrainën dhe zgjatjen e sanksioneve ekzistuese ruse.

“Ne vazhdojmë të shohim që një shtet vonon dhe pengon vendimet e përbashkëta për sanksionet ose mbështetjen për Ukrainën. Shpresoj që Hungaria të heqë kufizimet e saj dhe ne do të jemi në gjendje t’i ofrojmë Ukrainës ndihmën ushtarake me vlerë 6,6 miliardë euro”, tha sot ministri i Jashtëm, Kestutis Budrys për mediat lituaneze, në Vilnius.

“Ky është një proces në vazhdim dhe këto argumente janë qesharake”, tha ai. Hungaria po bllokon paketën e re të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën, e cila është pushtuar nga Rusia.

“Hungaria nuk do të mbështesë shpenzimin e parave të taksapaguesve evropianë për të zgjatur luftën”, tha dje ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto në X.

“Hungaria gjithashtu nuk do të mbështesë zgjatjen e sanksioneve të BE-së ndaj individëve rusë dhe bjellorusë”, shtoi ai

Sipas informacioneve, 3,5 miliardë euro nga paratë e BE-së do të përdoren për furnizimin e 1,5 milionë fishekëve të artilerisë, 500 milionë euro të tjera për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe 2 miliardë euro për pajisjen dhe trajnimin e dy brigadave ukrainase.