Merz: Evropa duhet të përgatitet në rast se Trump heq dorë nga mbrojtja e NATO-s

Kandidati kryesor për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot se Evropa nuk mund të mbështetet në respektimin e detyrimeve të mbrojtjes reciproke të NATO-s të kërkuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe se ajo duhet të bëhet më e aftë për të mbrojtur veten.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për faktin se Donald Trump nuk do të respektojë më pa kushte premtimin e traktatit të NATO-s për ndihmë reciproke”, tha sot Merz, udhëheqësi i Demokristianëve të qendrës së djathtë (CDU), për transmetuesin publik ZDF.

“Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e rëndësishme që evropianët të bëjnë një përpjekje vërtet të madhe -në mënyrë që të jenë në gjendje të mbrojnë vetë kontinentin evropian”, tha Merz.

Merz tha se Gjermania duhej gjithashtu të diskutonte përfshirjen nën ombrellën e armëve bërthamore nga dy fuqitë e tjera bërthamore në aleancën e NATO-s, Britania e Madhe dhe Franca.

“Marrëveshjet e mbrojtjes bërthamore me Britaninë e Madhe dhe Francën do të ngrinin një serë pyetjesh shumë komplekse, duke përfshirë atë se kush ka fjalën e fundit mbi çdo vendim për të gjuajtur me armë të tilla”, tha Merz.

Ai gjithashtu pranoi se francezët kanë bërë oferta të tilla edhe më parë, të cilat kanë mbetur pa përgjigje.