VIDEO/ “Analfabete funksionale!” - Pse u nervozua Ylli Rakipi sonte me moderatoren e Tiranës të lindur në Kosovë?


Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ylli Rakipi teksa po bënte mbylljen e diskutimeve lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, referoi debatin e fortë në emisionin e kaluar mes analistit Enton Abilekaj dhe këshiltarit të PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri, ku ky i fundit kërcënoi gazetarin Abilekaj.

Nisur nga kjo, Rakipi solli në vëmendje reagimet e çuditshme të gazetarëve ndaj këtij rasti.

“Përshtypjen më të madhe më bëri një reagim tjetër ku një moderatore; moderatoret folëse në Shqipëri janë shumë, që nga folëse të rëndësishme që kanë qenë dikur janë kthyer në moderatore.

Edhe unë nuk dua t’i jap shumë vëmendje, sepse është shumë e parëndësishme si njeri.

Sapo ajo bëri një status, shumë njerëz m’u drejtuan dhe më thanë se “është e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë... Mos se është kështu dhe ashtu...Mos se e ka sjellë një miku ynë gazetar, e të gjitha...

Por unë nuk merrem me këtë, me dinjitetin e njeriut, por merrem me të qenit një analfabet funksional të këtij njeriu.

E hapa dhe pashë që ishte një njeri që iu binte në qafë nja 20 gjuhëve, deri te gjuhët e vdekura, sanskritishtes, etj etj.

Ishte një mbiemër shumë i njohur, biles as kosovarisht nuk dinte, pra as gjuhën kosovare nuk dinte a fliste dhe punon në një televizion që është edhe me emër shqiptar, edhe me emër të huaj. Ju doni emrin? Nuk e them, nuk e them por më vjen shumë keq se është gjynah.

Analfabetët funksionalë janë shtuar shumë, dhe analfabet funksonal do të thotë për njeriun që lexon atë që ka të shkruar por nuk e kupton.

Dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe shumë e keqe. Janë shtuar shumë edhe në Shqipëri! Është zhdukur analfabetizmi klasik, ku njeriu ani di të shkruajë dhe të lexojë, por janë shtuar shumë analfabetët funksionalë.

Dhe bën mirë që vetë vajza, femra, apo zonja që më vjen vërtetë keq për të”, u shpreh gazetari Ylli Rakipi, i cili me përshkrimin që ai bën, ku edhe pse nuk preferoi t’i vinte një emër u duk se bëhet fjalë për kolegen e tij në A2 CNN, Alba Alishani, e cila siç dhe dihet publikisht është e lindur në Prizren të Kosovës.

VIDEO/ “Analfabete funksionale!” - Pse u nervozua Ylli Rakipi sonte

Gjithsesi, ky mbetet një hamendësim përderisa edhe edhe vetë Ylli Rakipi e shmangu dhënien e emrit të moderatores së cilës i drejtohej ai mesazh.  

NDIQNI DEKLARATËN E GAZETARIT YLLI RAKIPI NË MINUTËN 1.07.44 - 1.09.48