Korçë/ Merr flakë tarraca e një objekti 4-katësh, dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 18:41
Merr flakë tarraca e një objekti 4-katësh në afërsi të lagjes së SMT në Korçë. Mësohet se është përfshirë nga flakët pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihen rrethanat por dyshohet që zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut ose e një shkëndije elektrike. Zjarri është izoluar dhe po punohet për fikjen totale të tij.