Krujë, punëtori humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, policia arreston drejtuesin e punimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 19:02
Policia e Krujës ka arrestuar drejtuesin teknik të një subjekti, si përgjegjës për mungesën e kushteve teknike, që çuan në vdekjen e 34-vjeçarit me iniciale Y.Xh. si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë 59-vjeçari me iniciale G.D. Ndërkohë, policia e komisariatit nr.1 ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për edukatoren 55-vjeç me iniciale M.Ll, e kallëzuar nga një prind se ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj.