Kërkojnë vetëm të punojnë/ Taksistët pranë Terminalit Veri-Jug akuza bashkisë për vendparkimet

Taksistë protestuan para terminalit Veri-Jug në Tiranë, duke akuzuar bashkinë dhe policinë bashkiake për largimin e padrejtë nga vendet ku presin udhëtarët.

Ata këmbëngulin se janë taksapagues të rregullt dhe nuk do të tërhiqen deri në zgjidhjen e çështjes, duke kërkuar të ushtrojnë ligjërisht aktivitetin e tyre.

Dhjetra taksistë protestuan këtë të hënë para terminalit veri jug në Tiranë duke ngritur pretendime se po I largojnë prej aty në mënyrë të padrejtë.

Akuzojnë bashkinë e kryeqytetit dhe vecanërisht policinë bashkiake

‘’Atë natë ka ardhur policia bashkiake këtu kanë vënë gjobë e kanë vënë hekurat. Kemi edhe policinë bashkiake që na rri ditë natë këtu 24 orë''.

Taksistët thonë se janë taksapagues të rregullt ndaj e konsiderojë abuziv vendimin për tu larguar nga vendet ku qëndrojnë në pritje të udhëtarëve

‘’Jemi taksa pagues, jemi 50 persona fizik me licensa''.

Te vendosur ata thone se nuk do te terhiqen deri ne zgjidhje te ceshtjes.

Taksistët thonë se kërkojnë të lejohen të ushtrojnë sipas ligjit veprimtarinë që u con bukë në tryezën e familjeve.