Digjet një tjetër biznes në vend, shkrumbohet marketi në Librazhd

Një minimarket në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve, të cilat rrezikonin edhe banesat përreth.

Për pasojë, janë dëmtuar një sasi e konsiderueshme artikujsh ushqimorë.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se gjatë natës, një banesë në Gramsh u përfshi nga flakët si pasojë e një ngrohësi elektrik.