Nëna denoncon zhdukjen e vajzës: Është larguar, nuk kam kontakt prej 3 ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 12:01
Një vajzë 20-vjeçare nga Librazhdi, është larguar nga banesa e saj prej tre ditësh, pa lënë asnjë adresë.
E shqetësuar, familjarë të saj kanë denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tyre 20-vjeçare, e cila pasi është larguar nga banesa prej tre ditësh nuk ka asnjë kontakt me ta.
Policia po punon për gjetjen e vajzës me inicialet Xh. R.
Denoncimi u bë nga mamaja e saj e cila u shpreh e shqetësuar për të bijën pasi nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet.
