PAMJET/ Shkrumbohet servisi i elektroshtëpiakeve në Gramsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 08:09
Mbrëmjen e të Dielës një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit është përfshirë nga flakët.
Burime raportua nga një vatër zjarri e shfaqur në brendësi tëservisit flakët përfshinë në kohë rekord të gjithë ambientin duke u përhapur edhe jashtë tij.

Sipas burimeve, thuhet se me gjithë ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës vënia në kontroll dhe izolimi i flakëve ka qenë shumë i vështirë.
Për pasojë është shkrumbuar pothuajse gjithçka ndodhej në servis. Paraprakisht nuk janë identifikuar shkaqet dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

