Mos harroni çadrat me vete/ Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare e hara-herës të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e kryesisht lokale në pjesën e parë të ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe në relievet malore nga orët e mesditës ndërsa në majat e maleve flokë bore.

Parashikohet po ashtu se në zonat luginore mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës 12m/sek, me valëzimin në dete 2 ballë.