Arrestimi i Veliajt, Tabaku në Kuvend: Shqiptarët po shohin të vërtetën e një sistemi të kalbur, kemi parë vetëm majën e ajsbergut


Deputetja e PD Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal edhe tek arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo tha se tashmë shqiptarët janë duke parë të të vërtetën e një sistemi të kalbur.

‘Arrestimi i 10 shkurtit (Veliajt) është pikë kthese. Shqiptarët po shohin të vërtetën e një sistemi të kalbur.

Kemi parë vetëm majën e ajsbergut, nuk janë akuzat e ngritura vetëm për një kryetar bashkie por të një skeme të organizuar që zhvasnin paratë e shtetit.

Është skemë që ka kapur të gjithë vendin.

Kjo është ajo që bëri Ahmetaj dhe Ilir Beqaj.

Ky është fillimi i shembjes së një kulture kriminale që për 12 vite ka vjedhur.

Arrestimi i Veliajt nuk shënon fundin e korrupsionin, por tregon se korrupsioni ka hyrë në cdo vend.