Strategu i Trump drejton fushatën e PD/ Peleshi-opozitës: Keni gjetur një kompani marketingu që di të kthejë të zezën të bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 11:55
Niko Peleshi në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se PD nuk e ka të rëndësishme votën e opozitës, ndryshe nga sa përpiqet të paraqitet.
Ai u shpreh se PD duket e dorëzuar ndërsa e sheh “shpëtimin” në një kompani marketingu referuar drejtuesit të fushatës së PD nga Chris LaCivita.
Peleshi: Asnjë fjalë për diasporën, që do të thotë se për ju vota e tyre nuk është as e rëndësishme as shpëtim.
E rëndësishme është që keni gjetur shpëtim në një kompani marketingu.
Nuk ka shpëtim dhe ndryshim që vjen nga qielli.
Shqipëria e të ardhmes do të ndërtohet nga qytetarët.
Keni gjetur një kompani marketingu që di të kthejë të zezën të bardhë.
