VIDEO/ Kryemadhi zbaton vendimin, paraqitet në SPAK

Ashtu siç Gjykata e Posaçme ia ka caktuar, pa shkelur me asnjë minutë orarin, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Monika Kryemadhi është nën hetim për dosjen “Meta”, e cila ka çuar pas hekurave ish-bashkëshortin e saj, njëherësh President i PL, Ilir Meta, i cili u arrestua me urdhër të SPAK dhe akuzohet për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.