Vota e Diasporës, Klosi-opozitës: Doni të ndërroni rregullat e lojës, por ju harroni se kemi 2 vite që punojmë për votën
Deputeti i PS, Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal tek vota e diasporës për të cilën tha se teksa na ndajnë edhe pak kohë nga zgjedhjet e 11 majit, opozita do të ndryshojë rregulat e lojës.
Sipas tij, e gjithë kjo bëhet nga një njeri, kreu i PD Sali Berisha.
‘Ne shohim që edhe ky proces u bë pis nga politika u fut në atë përplasjet e paimagjinueshme të politikës së vjetër përfaqësuar nga krahu i opozitës. Ne vijmë për të diskutuar dhe negociuar edhe kur ka ngelur me pak se 90 ditë nga dita e votimit.
Kur kanë shprehur vullnetin 181 357 votues dhe vijojnë që të regjistrohen këta vijnë këtu dhe vënë në diskutim procesin sepse kështu funksionojnë me hile dhe me ngatërresa. Tani thonë hajde të ndërrojmë rregullat e lojës për gjëra që nuk qëndrojnë dhe këto skanë asnjë arsye që të arealizohen dhe ketë e bëjnë se të gjithë profilin e tyre e kanë ndërtuar mbi falsifikimin.
Këta vijnë këtu dhe duan që të fusin hilen në mes. Duan që një njeri të regjistrohet edhe pa dokument shqiptar. Është një hile dhe jo dëshirë për të votuar më shumë shqiptarët hilja që prodhohet nga mendja e katiti të 8. Duan ta hedhin në erë dhe të thonë pastaj se ne humbën se nuk patëm mundësi që të realizonim këtë hile’, tha ai.
NDIQNI TE GJITHA DEBATET NE SEANCEN E SOTME PLENARE

