Majko për propozimin e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Ndryshon thelbësisht rregullat e lojës

Deputeti socialist Pandeli Majko, ka komentuar propozimin e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke thënë se kërkesa e tyre në këtë fazë ku është procesi zgjedhor, do të ndryshonte rregullat e lojës.

Majko: Do të bëj një koment të shkurtër në lidhje me propozimet.

Të gjithë votuesit, shqiptarët jashtë vendit do të votojnë pa paguar asgjë për të shprehur vullnetin e tyre.

Ky është sukses i madh, por ajo që shoh unë si problem është kërkesa më e fundit opozitës që ndryshon thelbësisht rregullat e lojës, në këtë moment ky procesi zgjedhor është.

Në diskutimin që është bërë për ndryshimet në Kodin zgjedhor, opozita ka paraqitur një propozim interesat.

Të dyja palët kanë rënë dakord që propozimet e opozitës që për votimin me pasaporta të huaja të vlerësohen nga komisionin rregullator i KQZ, e lidhur kjo edhe me ndryshnimin e fundit të propozuar nga opozita, në pikën 4 neni 24, ku komisioni rregullator do të vendosë në mënyrë të paprecedentë nëse do të votohet ose jo nga shtetasit shqiptarë jashtë, me votim me 4 vota, votim i cilësuar, mua personalisht kjo më mban erë që sdua ti vë emërim.

Nëse do t’ia lëmë komisionit rregullator, për një fakt që ndryshon rregulla e lojës, do të jetë një arsye që votimi nga jashtë të bllokohet.