Hysi: Rama nuk është i shqetësuar për arrestimin e Veliajt, ia mori SPAK-u para se ta varte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 21:58
Në “Drejt” nga Luan Rama, avokatja Vasilika Hysi tha se Ramës nuk i vjen keq aspak për arrestimin e Veliajt, pasi vetë ka dashur që ta varte në pemë.
Hysi: Nuk mund të matet shkeljet dhe korrupsioni apo shkelja e të drejtave të njeriut, me dosjen e 21 janarit apo dosje tjetër. Po përpiqen që ta intimidojë, por nuk do që ta bëjë, sepse donte ta varte vetë në një nga ato 1 milionë pemët që mbillte në Tiranë.
Këtë gjë nuk ia lejoi SPAK-u, por ia mori dhe ai ndërpreu. Nuk ia lejoi që ta varte kryeministri në pemët e bukura që po lulëzojnë në Tiranë. Janë mënyrë për të krijuar zhurmë në votues, nuk ka asnjë lloj shqetësimi pse u arrestua kryetari i bashkisë.

