Mori pjesë në protestën pro Veliajt, Blushi: Kolonelja Luiza Gega ka shkelur ligjin për disiplinën ushtarake
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se Kolonelja Luiza Gega me pjesëmarrjen në protestën pro Erion Veliajt ka shkelur ligjin.
Blushi bën me dije se “Ligjin për disiplinën ushtarake”, që ia ndalon rreptësisht të jetë e angazhuar në grumbullime politike dhe në përkrahje publike të një anëtari partie.
Blushi: Kolonelja Luiza Gega, me pjesëmarrjen dhe qëndrimin e saj publik në protestën e organizuar në mbështetje të Kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit me burg, ka shkelur hapur “Ligjin për disiplinën ushtarake”, që ia ndalon rreptësisht të jetë e angazhuar në grumbullime politike dhe në përkrahje publike të një anëtari partie.
Për çdo ushtarak ligji është i qartë! Shtabi i Përgjithshëm i FA të respektojë ligjin dhe të reagojë ndaj kësaj paligjshmërie skandaloze dhe të konsumuar botërisht! Kampionët e sportit janë të lirë të mbështesin çdo parti, madje edhe të flenë poshtë dritares së qelisë së Erion Veliaj e të brohorasin për megavjedhjet e tij, por nuk mund të jenë më pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Është e qartë se Kolonele Luiza Gega e ka bërë zgjedhjen e saj dhe për të betimi tek zyra e Erion Veliajt është më i shenjtë dhe shumë më i rëndësishëm se sa betimi për Flamurin Kombëtar, të larë me gjakun e Dëshmorëve dhe ushtarakëve patriotë.
