FOTO-IRONIA/ “Lolita” e pakënaqur nga gjyqi “Veliaj”: Thirrën gjithë ata ndërtues në SPAK, vetëm Armando Lilon jo
Për afro 12 orë zgjati dje seanca në Gjykatën e Posaccme ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij.
Në të njëjtën seancë ishin edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash, i cili në përfundim ashtu si Veliaj u la në burg nga GJKKO-ja! Ndërkaq për pesë biznesmenët e tjerë u la masa "detyrim paraqitje".
Konkretisht bëhet fjalë për biznesmenët: Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Nisur nga kjo pjesëmarrje e shtuar e biznesmenëve të ndërtimit në një seancë gjyqësore ironia vjen nga faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita”, sipas së cilës, listës së mësipërme i mungon dhe biznesmeni tjetër, Armando Lilo.
“Thirrën gjithë ata ndërtues në SPAK, vetëm Armando Lilon jo. Rrezik iu ka ardhur keq kur e kanë parë me këtë veshje”, ironizon “Lolita” teksa publikon dhe një foto të Lilos.

