VIDEO/ Hoxha: Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë asnjë mbështetje për Erion Veliajn. Akuzat janë shumë të rënda, gjasat për t’u arratisur ishin reale
Simpatizantët dhe mbështetësit e Erion Veliajt ishin ditën e djeshme para GJKKO-së kur mësuan vendimin për të lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për idhullin e tyre.
Madje në momentin kur makina e burgut ku ndodhej kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ata i dolën para dhe për disa minuta e penguan të lëvizte duke vendosur fletë të bardha në xhamin e parë të makinës.
Nisur nga kjo mbështetje, Arlind Hoxha përfaqësues i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, iu ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se kjo shoqatë është distancuar nga mbështetja publike ndaj kryebashkiakut të arrestuar tashmë të Tiranës, Erion Veliaj.
Hoxha theksoi se akuzat ndaj Veliaj janë shumë të rënda dhe përbëjnë vepra penale që parashikojnë deri në 17 vite burg nëse vërtetohen në gjyq.
“Dhe nisur nga këto akuza gjasat që ai të fshinte provat apo të arratisej ishin shqetësime reale, ndaj masa e arrestit me burg dhënë ndaj tij ishte e drejtë.
Mund të ndodhë që të ketë një bashkim akuzash në katoi raste, por sërish dënimi do të jetë i rëndë”, u shpreh ndër të tjera avokati Arlind Hoxha.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATIN ARLIND HOXHA

