“Çuni” problematik, Bushkolaj: Veliaj i quante “kolegë” prokurorët e SPAK-ut, mendonte se ishte i paprekshëm

Erion Veliaj edhe pse prapa hekurave tashmë, nuk i ka ndaluar sulmet ndaj prokurorit të posaccëm Ols Dados gjatë ditës së sotme, ndaj të cilit hodhi një sërë akuzash mbi dosjen e përpiluar për të si pasojë e së cilës ai mbeti në burg dhe nën hetim për 4 vepra penale.

Por për gazetarin Elkier Bushkolaj, nëse duhet të analizohen qëndrimet e ditës së sotme të Veliajt, atëherë duhet të analizohen edhe qëndrimet e deri djeshme të kryebashkiakut nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parashë.

“Deri dje i quante kolegë, bashkëpunim i shkëlqyer, e ndërkohë vijmë në një situatë tjetër ku flasim për situatë të ngjashme me sigurimin e shtetit, për kërcënime, shantazhe.

Dhe për hir të së vërtetës m’u kujtua një nga intervistat e Arben Ahmetajt, ku një prokurore kishte kërcënuar dëshmitarët.

Dhe fjalë për fjalë është e njëjta gjë, dhe tani jemi pak konfuzë se deri dje ishin këta që na flisnin me superlativa për SPAK-un kur shkonte atje Sali Berisha pa asnjë provë, ndërsa kur shkon atje kandidati për kryeministër, tani jemi përballë këtyre akuzave.

Në perceptimin tim ai ka menduar se ishte i paprekshëm dhe kishte bindjen e plotë se në sistemin e drejtësisë duke nisur nga SPAK-u ai kishte njerëz të besuar dhe që prej vitesh që ishin ushqyer prej shoqatash të lidhura me Sorosin”, u shpreh gazetari Elkier Bushkolaj në një intervistë në studion e lajmeve në "Ora News".

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN ELKIER BUSHKOLAJ