Toskana bëhet rajoni i parë në Itali që miraton eutana*inë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 07:49
Një ligj i posaçëm për vetëvrasjen e asistuar është miratuar dje, në rajonin e Toskanës në Itali.
Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, Autoritetet Shëndetësore Vendore duhet të krijojnë një komision të përhershëm multidisiplinar për të verifikuar kërkesat për akses në vetëvrasje të asistuar.
Vetëvrasja e asistuar është një çështje e diskutuar kudo në botë.
Sipas ligjit, eutanazinë kanë të drejtë ta bëjnë vetëm individë, të cilët vuajnë nga një sëmundje e cila nuk ka shërim dhe që shoqërohet me dhimbje të padurueshme.
