Palestinezët, Shqipëria alternativë? Trump nuk përjashton Shqipërinë për strehimin e palestinezëve
E ardhmja e palestinezëve që jetojnë në Gaza mbetet ende e paqartë. Shqipëria si destinacion as u mohua dhe as u pohua nga Presidenti Donald Trump.
Destinacion kryesor ai ka përcaktuar Jordaninë dhe Egjiptin, të cilat e kundërshtojnë një ide të tillë.
Trump u pyet në mënyrë direkte gjatë takimit me Mbretin e Jordanisë se nëse këto shtete do ta refuzojnë përfundimisht pranimin e palestinezëve, a po konsiderohen shtete, e si të tjera alternativa janë përfolur Indonezia dhe Shqipëria.
Teksa ai pranoi se po merren në konsideratë, shtetet e tjera, duke mos përjashtuar Shqipërinë, vuri serish në krye të listës Mbretin e Jordanisë në krye të listës së njerëvve që janë të interesuar për të mirën e palestinezëve.
“Po, sigurisht, do ta merrja. Dhe kemi edhe shtete të tjera që duan të përfshihen. Kemi shumë njerëz që duan të përfshihen. Ka një ndjesi të lartë për të ndihmuar palestinezët.
Ka shumë shtete të mira në botë, njerëzit që i drejtojnë këto shtete, me zemër të madhe dhe ky zotëri, është në krye të listës”
Disa javë më parë, gazetarë izraelitë postuan në rrjetet sociale lajmin se Shqipëria do të strehonte palestinezë. Por Kryeministri Edi Rama e përgënjeshtroi lajmin, kur hodhi poshtë si të pavërteta disa pretendimet.
Që prej asaj dite, Trump ka deklaruar disa herë se synimi i tij është largimi i palestinezëve nga Gaza, për ta shndërruar territorin në “Rivierën e Lindjes së Mesme”,
Ai tha fillimisht se Jordania dhe Egjipti do të duhet të strehonin palestinezët e Gazës, por menjëherë hasi në refuzimin e dy shteteve arabe.
Qëndrimin e tij, Trump e ripërsëriti edhe në takimin e së martës me mretin e Jordanisë.
“Do ta marrim. Do ta mbajmë dhe do ta ruajmë. Do ta marrim eventualisht, do të krijojmë shumë vende pune për banorët e Lindjes së Mesme”, tha zoti Trump duke iu referuar Gazës duke shtuar se plani i tij do “të sjellë paqe” në rajon.
Presidenti amerikan tha se ai do të konsiderojë nëse do t’ia bllokojë ndihmën Jordanisë nëse ky shtet refuzon të pranojë strehojë palestinezët.
Mbreti Abdullah ishte shprehu më herët se ai kundërshton çdo hap për aneksimin e territorit dhe zhvendosjen e palestinezëve.
I pyetur të martën nëse do të pranonte palestinezët, ai tha se ai do të bëjë më të mirën për vendin e tij dhe thelsoi se shtetet arabe do të vijnë në Uashington me një kundër-propozim.
