Çmimi i letërsisë së grave/ 16 gra në garë për librin më të mirë, konkurojnë për të korrigjuar çekuilibrin gjinor

16 autorë janë në garë për shpërblimin  prej 30,000 paundëve  për të korrigjuar çekuilibrin gjinor në çmimet e fiction-it në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtarja e Buffalo Stance, Neneh Cherry, historiania Anne Applebaum dhe deputetja e Partisë Laburiste, Yuan Yang, janë në listën e gjatë për çmimin e grave për letërsinë.

Ajo që i bashkon të gjithë është cilësia e shkrimit, origjinaliteti i tregimit të tyre, dhe thellësia mesazheve të krijimit.

Temat lidhen me pushtetin, fuqinë dhe kontrollin - si përdoren, si abuzohen prej tyre , padrejtësia, lidhjet njerëzore , bota natyrore dhe ndryshimet klimatike.

Tjetër histori, është ajo rreth një familjeje që i jep zemrën e fëmijës së tyre i cili nuk mund t mbijetonte një tjetër personi duke i dhuruar kështu jetën e duke nxjerrë në pah edhe mrekullinë e shkencës dhe mjekësisë.

Vëndi i parë do të zbulohet së bashku me fituesin e çmimit të letërsisë artistike, garë e cila këtë vit mbush 30 vite që organizohet rregullisht.

Fituese u shpall më 2024 Naomi Klein për librin e saj Doppelganger, historia e të cilit bazohej në historinë e saj personale dhe kryesisht e mbështetur në fushën e politkës, konspiracionit dhe dezinformatave.

Çmimi është parë si një mundësi për të lartësuar shkrimet e grave dhe vajzave në një sërë zhanresh.