Hegseth: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO jorealist

Administrata amerikane nuk beson se anëtarësimi në NATO për Ukrainën është një rezultat real i një përfundimi të negociuar të luftës në Ukrainë, tha sot sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Hegseth tha në një mbledhje të të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës se arritja e paqes në Ukrainë ishte një “prioritet kryesor” për presidentin e SHBA Donald Trump.

Grupi koordinon dërgesat e armëve në Ukrainë.

“Ne do t’i japim fund kësaj lufte shkatërruese dhe do të vendosim një paqe të qëndrueshme duke bashkuar forcën aleate me një vlerësim realist të fushës së betejës”, tha Hegseth në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Por, ne duhet të fillojmë duke pranuar se kthimi në kufijtë e Ukrainës para 2014 është një objektiv jorealist. Ndjekja e këtij qëllimi iluzion vetëm do të zgjasë luftën dhe do të shkaktojë më shumë vuajtje”, theksoi ai.

”Shtetet e Bashkuara duan një Ukrainë sovrane dhe të begatë”, tha Hegseth.