Bisedimet pas deklaratave të Trump, Egjipti kërkon të nisë bisedimet për rindërtim e Gazës
Thirrja e Presidentit Trump për lirimin e të gjithë pengjeve deri të shtunën po kërcënon një armëpushim mes Izraelit dhe Hamas, i cili ishte i brishtë që në fillim.
Anëtarët e kabinetit Izraelit të sigurisë dolën nga takimi i tyre katër-orësh të martën duke përsëritur kërkesën e Presidentit Trump për lirimin e menjëhershëm të pengjeve.
Ndërsa ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe të Katarit, thanë se do të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar një kolaps.
Madje Egjipti shprehu aspiratën për të bashkëpunuar me presidentit Trump për të arritur paqe gjithëpërfshirëse dhe një plan për rindërtimin e Gazës.
Një reagim të menjëhershëm pati Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i cili ka i kërkuar Izraelit dhe Hamasit të sigurojnë që marrëveshja të mos cënohet.
Unë i bëj thirrje Hamasit që të vazhdojë me çlirimin e planifikuar të pengjeve dhe të dyja palët të respektojnë plotësisht angazhimet e tyre duke rifilluar negociatat serioze në Doha për fazën e dytë. Ne duhet të shmangim me çdo kusht rifillimin e armiqësive në Gaza, deklaroi ai.
Marrëveshja kërkon që organizata terroriste e Hamas të publikojë emrat e tre pengjeve të ardhshme deri të premten ddhe të sigurojë rikthimin e tyre të shtunën.
Deri ateherë cilivët janë nën presionin e pikëpyetjeve mbi fatin e tyre për rifillimin e sulmeve dhe konfliktit.
