CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta e Gjimshitit sfidon skuadrën belge, në fushë edhe Milan e Bayern

Sot do të luhen katër ndeshje të tjera për fazën “play-off” në Champions.

Në fushë rikthehen skuadra si Bajern Mynih dhe Milan.

Po ashtu Atalanta e Gjimshitit, që përballë do të ketë Klub Bryzh.

Vetëm ky takim është i programuar për të nisur në 18:45.

Kështu tre takimet e tjera do të fillojnë në orën 21:00.

Milani luan në transfertën e Fejnord, ndërsa Bajerni në shtëpinë e Sëlltikut.

Sfidë tjetër e mbrëmjes është ajo mes Monakos dhe Benfikës.

SFIDAT SOT NË CHAMPIONS

KLUB BRYZH – ATALANTA 18:45

SËLLTIK – BAJERN MYNIH 21:00

FEJNORD – MILAN 21:00

MONAKO – BENFIKA 21:00