Lazio dëshiron qendërmbrojtësin që 'tradhtoi' Kosovën, kushton 13 milionë euro
Një kundërshtar i vjetër nga grupi i madh i Europa League-s mund të jetë një nga blerjet që Lazio ka në plan të bëjë për verën.
Sipas edicionit të sotëm të ‘La Gazzetta dello Sport’, nga Suedia vijnë zëra të merkatos që e lidhin skuadrën bardhekaltër me Edvin Kurtulus (24 vjeç).
Mbrojtësi i lindur në vitin 2000, me shtetësi kosovare, luan në Bullgari me Ludogorets dhe u përball me Lazion në ndeshjen e fazës së grupeve të Europa League-s të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar.
Edhe pse i ri në moshë, ai ka një përvojë të konsiderueshme edhe në arenën ndërkombëtare.
Kurtulus u transferua verën e kaluar nga Hammarby te Ludogorets, por e ardhmja e tij mund të jetë në Itali.
Sipas portalit “FotbollDirekt”, Lazio e ka vëzhguar mbrojtësin gjatë ndeshjes së Europa League-s mes Lazios dhe Ludogorets, e cila përfundoi 0-0.
Klubi italian ka marrë informacion për lojtarin, por ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare për klubin bullgar. Kurtulus ka kontratë deri në vitin 2027 dhe vlera e tij vlerësohet rreth 13 milionë euro.
Kurtulus ka luajtur 21 ndeshje me përfaqësuesen Shpresa të Kosovës, por nga viti 2022 ka gjedhur të përfaqësueojë Suedinë, ku është aktivizuar në katër takime.
