Nations League për vajza/ Shqipëria do të presë Ukrainën më 21 shkurt, sfida do të luhet në ‘Niko Dovana’

Kombëtarja Shqiptare e vajzave do të nisë fushatën e saj në Nations League më 21 shkurt ndaj Ukrainës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, ora 18:00.

Katër ditë më vonë, më 25 shkurt skuadra kuqezi do të përballet me Çekinë në transfertë.

Trajneri Grima do të bëjë publike listën e lojtareve të grumbulluara në ditët në vijim.

Ndërkohë, skuadra ka zhvilluar një fazë përgatitore në Ulqin, ku stafi ka punuar për përmirësimin e gjendjes fizike dhe aspekteve taktike.

Shqipëria është pjesë e grupit B4 së bashku me Çekinë, Kroacinë dhe Ukrainën.