EMRI+VIDEO/ Aksident në rrugën e Shëngjinit, ndërron jetë një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 16:42
Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën e Shëngjinit, ku një persona ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është identifikuar si 40-vjeçari Paulin Zefi, teksa raportohet edhe për disa persona të plagosur. Një grua gjithashtu raporothet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se mjeti i viktimës është përplasur me një kamion por ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të marrë masa dhe ofruar ndihmën e nevojshme.
